Lehtësim për shoferët në Gjermani, nga sot më pak taksë për çdo litër karburant

Bota

Lehtësim për shoferët në Gjermani, nga sot më pak
Nga 1 tetori, Gjermania ka ulur taksën mbi benzinën dhe dizelin me 14,04 cent për litër. Së bashku me efektin në TVSH, lehtësimi arrin në 16,7 cent për litër dhe do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026. 

Efekti i parë u pa menjëherë: sot në orën 08:00, benzina Super E10 kushtonte mesatarisht 2,062 euro, rreth 14,5 cent më pak se një ditë më parë, ndërsa dizeli 2,209 euro, ose 15,2 cent më pak. Megjithatë, pikat e karburantit nuk janë të detyruara ta bartin të gjithë uljen te konsumatori, prandaj rekomandohet krahasimi i çmimeve. 

Pse ka peshë për diasporën: Vendimi prek drejtpërdrejt familjet shqiptare në Gjermani, veçanërisht punëtorët që udhëtojnë çdo ditë, transportuesit, taksistët dhe bashkatdhetarët që bëjnë rrugë të gjata drejt Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

ME TE LEXUARAT