Shqiptari në Itali arrestohet teksa po pinte kafe e cigare, i gjenden 122 doza kok'ainë

Bota

Shqiptari në Itali arrestohet teksa po pinte kafe e cigare, i gjenden 122
Një 31-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga në San Benedetto del Tronto, në Itali pasi u kap me 122 doza kokainë. I riu u vu re nga policia italiane teksa ishte i ulur në një lokal, duke pirë kafe dhe duke konsumuar një cigare me kanabis. Ai u shoqërua në komisariat dhe pas kontrollit fizik iu gjetën 11 doza kokainë, të gatshme për t’u shitur.

Pas hetimeve të mëtejshme, policia identifikoi vendin ku 31-vjeçari kishte qëndruar. Për pasojë efektivët i gjetën edhe 111 doza të tjera kokainë, me një peshë totale prej rreth 65 gramësh, një sasi e vogël hashashi dhe materiale për paketimin e dozave.

Gjyqtarja për hetimet paraprake në Gjykatën e Ascolit, Claudia Di Valerio, konfirmoi arrestimin e 31-vjeçarit, duke vendosur masën e paraburgimit në burg.

Ndërkohë, policia po kryen verifikime lidhur me regjistrimin e tij në portalin Alloggiati, pasi sipas autoriteteve, në momentin e kontrollit ai nuk rezultonte i regjistruar, siç kërkohet nga ligji.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion