"Kur fitoja më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba më mori vetëm nëna", emocionon boksieri shqiptar Florian Marku

Sport

"Kur fitoja më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba
Boksieri shqiptar Florian Marku ka ndarë një rrëfim emocional, duke folur për mënyrën se si ndryshon qëndrimi i njerëzve ndaj tij në momentet e suksesit dhe në ato të vështira.

Gjatë një interviste për RTV Dukagjini, Marku ka treguar se pas fitoreve merrte mijëra telefonata dhe urime, ndërsa pas një humbjeje vetëm një person u kujdes ta kontaktonte.

Bëhet fjalë për nënën e tij, e cila ishte e vetmja që e telefonoi në atë moment të vështirë.

“Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori në telefon vetëm nëna”, u shpreh Marku.
Me këtë deklaratë, boksieri përcolli një mesazh emocional për rëndësinë e njerëzve që qëndrojnë pranë nesh jo vetëm në momentet e suksesit, por sidomos kur përballemi me vështirësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion