Kryemadhi për videot virale: Fatkeqësi e madhe që askush nuk merret me taksat dhe çmimet e larta

Aktualitet

mona-6abe149ec98a5.png
Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me publikimin e videove intime të grave dhe vajzave, duke dënuar regjistrimin dhe shpërndarjen e tyre pa pëlqim.

Kryemadhi tha se këto raste i kanë lënë një shije të hidhur dhe shprehu solidaritet me gratë që janë bërë viktima të publikimit të videove. “Personi që i ka regjistruar dhe filmuar ka bërë një veprim të ulët. E dënoj me forcë”, u shpreh ajo.

Kryemadhi theksoi se jeta private e individëve nuk duhet të kthehet në objekt gjykimi publik, ndërsa kritikoi mënyrën se si trajtohen këto raste.

Nuk ka rëndësi çfarë bën njeri në dhomën e gjumit. Mënyra se si ne gjykojmë problematikat dhe të shqetësohesh për videot plus 18 dhe jo për papunësinë apo largimin e shtresave të reja, është problem”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo shprehu keqardhje për gratë që janë prekur nga publikimi i videove dhe kritikoi drejtuesit që, sipas saj, janë përfshirë në këto raste.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion