JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

Trending

jumbo-kend-lojerash.jpg

Një kënd i ri dhe më i sigurt lojërash është tashmë në dispozicion të 136 fëmijëve të kopshtit “Delfin”, pjesë e Institucionit Publik Parashkollor “Vukosava Ivanović Mašanović” në Bar, Mal i Zi.

JUMBO, në bashkëpunim me Fondacionin Mane dhe nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, z. Samir Mane, ka ndërtuar këtë hapësirë për fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç.

femije-luajne-kend-lojerash-jumbo.png

I projektuar për të nxitur lëvizjen, krijimtarinë dhe të mësuarit përmes lojës, këndi i ri u mundëson fëmijëve të luajnë, të ndërveprojnë dhe të kalojnë më shumë kohë jashtë, në një mjedis të përshtatshëm për aktivitetet e përditshme të kopshtit.

jumbo-kend-lojerash1.jpg

Përveç ndërtimit të këndit të ri, JUMBO dhe Fondacioni Mane mbështesin fëmijët dhe komunitetet edhe në shtetet e tjera ku operojnë. Nismat shtrihen edhe në ndërtimin e këndeve të lojërave në kopshte në Ferizaj, Kosovë apo Zenica dhe Doboj, në Bosnje dhe Hercegovinë, duke kontribuar në krijimin e mjediseve më të përshtatshme për lojën dhe zhvillimin e fëmijëve.

Ky angazhim përfshin gjithashtu dhurime për fëmijët e Fshatit SOS në Shqipëri, si dhe mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe në bashkëpunim me World Vision.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion