Vuçiç bën “shenjtorin”: Kosova në Bruksel për show, ne jemi të përkushtuar...

Kosovë&Rajon

Vuçiç bën “shenjtorin”: Kosova në Bruksel
Aleksandar Vuçic pohoi se rundi i ardhshëm i dialogut me Kosovën “nuk do të jetë i lehtë”, por, sipas tij, është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë, për të ulur tensionet dhe për të garantuar sigurinë e serbëve në Kosovë.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në 15 qershor, në selinë e Bashkimit Europian në Bruksel, e njoftuar kjo nga vetë zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.Vuçic u perpoq të tregonte se pala serbe është vërtet e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij procesi, të cilit sic nënkuptoi pengesat i vijnë nga pala tjetër.

“Zyrtarët e Kosovës vijnë për të bërë shfaqje, ndërsa ne jemi të përkushtuar ndaj dialogut”, tha Vuçic i cituar nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Europa e Lirë. Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi ngeci vjeshtën e vitit të kaluar, kur të dërguarit e Beogradit hapën cështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Përpara konfirmimit të datës për rinisjen e dialogut, zyrtarët e të dyja palëve dhanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me këtë Asociacion.

Kurti e bëri të qartë qëndrimin e tij se nuk mund të formohet asnjë asociacion një etnik, ndërsa Vuçic deklaroi se Kurti nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel, nëse nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion