Basha publikon videon me të rinjtë: Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj

Politikë

Basha publikon videon me të rinjtë: Ndryshimi do të ketë

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet me disa të rinj, e nuk ngurron t’i falenderojë për punën që ata bëjnë.

Basha thekson se në të gjithë Shqipërinë, janë 60 mijë të rinj vullnetar që mbështesin Partinë Demokratike, e nënvizoi se ndryshimi sipas tij, do të ketë fytyrën e të rinjve.

Fjala e plotë:

Sot kam një lajm të mrekullueshëm. Kur isha në makinë duke ardhur tek takimi, më thanë që numri i vullnetarëve, në nivel vendi kaloi 60 mijë. Megjithatë gjithsecili prej jush është i çmuar në vetvete! Kështu që ju falenderoj nga zemra për punën që po bëni dhe ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, do të ketë energjinë tuaj, e do të ketë dëshirën tuaja! Faleminderit shumë për punën!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion