U arrestua dhe u gjobit me 5 milionë lekë/ Gjykata befason me vendimin për 15-vjeçarin me dy prindër invalid

Aktualitet

U arrestua dhe u gjobit me 5 milionë lekë/ Gjykata befason me vendimin

Gjykata e Tiranës shpalli të paligjshëm arrestimin e bërë nga policia dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm e pa asnjë masë të 15 vjeçarit Jongert L.

I mituri prej të shtunës qëndroi i paraburgosur në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” dhe këtë të mërkurë doli para gjykatës ku prokuroria kërkoi të vlerësohet i ligjshëm arrestimi dhe ti vendoset masa detyrim paraqitje, kërkesa që rrëzuan nga gjyqtarja Yrfet Shkreli.

Si të mos mjaftonte arrestimi i mituri është gjobitur edhe me 5 milion lekë të vjetra në bazë të aktit normativ kundër bllokimit të rrugëve.

Në fletën e gjobës, adoleshenti, ka shkruar se të dy prindërit i ka invalid me babain të verbër dhe nënën me probleme të theksuara shëndetësore. 

Sipas të atit që foli para disa ditësh për situatën e të birit, ky i fundit është me mësues-ndihmës dhe nuk kupton gjobat që vendosen. Familja e tij deklaroi ai, merr 140 mijë lekë në muaj, që nuk u dalin as për qiranë e banesës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion