Vëllai ther me thikë vëllain pas sherrit, Prokuroria jep detaje nga vrasja në Prishtinë

Kosovë&Rajon

Vëllai ther me thikë vëllain pas sherrit, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje rreth vrasjes së mbrëmshme në Prishtinë. Sipas Prokurorisë motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura, por të njëjtat sipas tyre do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do t’i zhvillojë ky institucion i ndjekjes. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Rasti penal, siç kanë bërë të ditur ka filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një  person.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas prokurorisë motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura, por të njëjtat sipas tyre  do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do t’i zhvillojë ky institucion i ndjekjes.

“Brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast”, përfundon njoftimi i Prokurorisë në Prishtinë.

Ndërkohë detaje rreth vrasjes së mbrëmshme në Prishtinë u dhanë edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve që ka dhënë policia, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore”, thuhet në njoftimin policor. Në vendin e ngjarjes ishin edhe kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta e sipas policisë sulmi kishte ndodhur si shkak i mosmarrëveshjeve mes dy personave, viktimës dhe të dyshuarit.

ME TE LEXUARAT