Anija me mbetjet toksike në Durrës, drejtori i rrjetit të Bazelit: Iu kërkua të qëndrojë 1 km larg, çfarë pritet të ndodhë pasdite

Aktualitet

Anija me mbetjet toksike në Durrës, drejtori i rrjetit të

Anija “Moliva” ka mbërritur në portin e Durrësit orët e para të mëngjesit të sotëm, duke u kthyer kështu pas kontejnerët me mbetje toksike.

Kontejnerët janë vënë nën sekuestro me urdhër të prokurorisë së Durrësit.

Në një deklaratë për mediat, Jim Pocket, drejtor i rrjetit të Bazelit, u shpreh se anija po mbahet 1 km larg bregut dhe pritet që pasditen e sotme të ankorohet në port.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jemi këtu me rastin e arritjes së anijes me mbetej toksike me 102 kontejnerë. Presim që anija Moliva të arrijë prapa krahëve tonë dhe të ankorohet pasdite.

Do të vinte sot në mëngjes në orën 8, por është kërkuar nga autoritetet të mbahet 1 km larg bregut. Kemi informacion që kemi kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje.

Besoj se kjo shtyrje është për shkak se ju jeni të gjithë këtu. Besojmë se pasdite do të ankorohet, por nuk jemi të sigurt  se çfarë do të ndodhë më pas.

Jemi në dijeni se ka një procedim penal nga Prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që prokurorët të jenë këtu kur të vijë anija”, tha ai.

Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

ME TE LEXUARAT