Ministrat dhe drejtuesit politikë të PS takime me të moshuar, Rama: Diskutime për pensionet

Politikë

Ministrat dhe drejtuesit politikë të PS takime me të moshuar,

Ministra të kabinetit qeveritar, të cilët janë njëkohësisht drejtues të PS-së në qarqe, kryetarët e bashkive dhe deputetët e PS-së, kanë zhvilluar takime të përditshme me pensionistët për t’i informuar ata mbi sfidën e realizimit të rritjes së pensioneve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga këto takime, ndërsa theksoi se qeveria dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste janë angazhuar në të gjithë Shqipërinë, në diskutimin e hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030.

“Vijon Diskutimi i Hapur për pensionet në rrugën drejt #Shqipërisë2030????????me angazhimin e qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, shkruan Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT