U vra padrejtësisht në luftë, Haradinaj përkujton vëllanë e tij në 16 vjetorin e vdekjes
Lajmifundit
/
15 Prill 2021, 11:27
Kosovë&Rajon

Më 15 prill 2005, Enver Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinaj u vra në luftë, një ngjarje ende e pazbardhur. Sot, 16 vite nga kjo ngjarje e rëndë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e përkujton vdekjen e vëllasë së tij me një foto.
Ai shkruan se shumë njerëz janë vrarë padrejtësisht në luftë.
“Enver vëlla, shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne. Na mungon shumë! Ramushi”, shkruan ai.


