Greqia pret turistët nga data 19 prill, ja rregullat e vendosura nga qeveria
Lajmifundit
/
15 Prill 2021, 11:22
Bota

Greqia ka marrë vendimin e fundit, ende të pamiratuar, lidhur me turizmin në vend. Mësohet se nga data 19 prill, shteti fqinj do hapë kufirin për turistët e huaj, duke hequr karantinën, por me një kusht. Mediat vendase theksojnë se turistët që do të udhëtojnë për në Greqi, duhet të tregojnë në kufi certifikatën e vaksinimit ose një test negativ të Covid.
Në vendim, janë të përfshira një sërë shtetesh, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Izrael, Arabi dhe Serbi, ndërsa mësohet se të premten Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet për të miratuar vendimin


