U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon e pikëlluar lidhjen me shefin e anti-drogës: Humbje e madhe
Lajmifundit
/
9 June 2021, 20:22
Kosovë&Rajon

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka reaguar lidhur me Rudolf Elezović, ish-shefin e policisë së Ulqinit, i cili u gjet i vrarë pranë bregut të Bunës, në fshatin Shëngjergj të Ulqinit.
Ajo ka postuar në Instastory një foto, ku ka treguar e prekur se Elezovic e ka pasur mik.

Fjolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve.“Miku im i Dolfi shume veshtire po e kom te shkruaj per ty. Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqve.
Nje humbje e madhe per ne. Kujtimi i tij do te jete ne zemrat tona. Ngushllime”, ka shkruar këngëtarja krahas imazhit.


