"Gjithë jetën me gjumë lepuri", historia e të kërkuarit shqiptar për 23 vite, u martua, ka dy fëmijë dhe...

Aktualitet

"Gjithë jetën me gjumë lepuri", historia e të

Nga arratia, vend i cili nuk u zbulua asnjëherë për 23 vite me radhë, shtetasi Erjon Abazaj i kërkon gjykatës së Tiranës parashkrim të vendimit që e shpalli atë fajtor për akuzën e vrasjes me dashje, çka do të thotë rikthim i të jetuarit në normalitet dhe jo si një i shumë kërkuar.

Policia kriminale dhe Interpoli i konfirmojnë gjykatës se për gati dy dekada me radhë ata nuk ishin në gjendje ta gjenin.

Erjon Abazaj , aso kohe 18 vjeç u largua në drejtim të paditur mbasi vrau Fatjon Brinjën dhe për gati një çerek shekulli teksa policia ishte në ndjekje të tij , ai vijoi jetën, u martua dhe u bë baba i dy fëmijëve.

Idajet Beqiri, avokati i të arratisurit: Gjumin e lepurit ka bërë gjithë jetën me kapin tani më kapin pastaj për gjithë këto vite, është martuar, në arrati, gjërat e tjera nuk thuhen, pra ideja është në kuadër të bashkëjetesës dhe ka dy fëmijë një 17 dhe një 13 vjeç.

Sot 41 vjeç dhe teksa policia e ka në kërkim dhe nuk disponon asnjë foto të tij , Abazaj pretendon shuarje të dënimit .

“Ligji parashikon se në rast se për dënimet mbi 15 vite, personi nuk kapet për 20 vite me radhë atëherë ky dënim shuhet”, thotë avokati.
Por përveç këtij vendimi fajësie , gjyqtari hasi vështirësi për gjetjen e dosjes që konsiderohet e humbur ndër vite , ndaj dhe kërkoi dëshmitarë të arkivës që duhet të flasin për praktikën./TopChannel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion