Tetë prej tyre shqiptare, prangat 15 vajzave në Maqedoninë e Veriut, kapen teksa “argëtonin” 35 djem në një hotel

Kosovë&Rajon

Tetë prej tyre shqiptare, prangat 15 vajzave në Maqedoninë e

Gjatë natës së mbrëmshme 15 vajza janë kapur nga policia e Maqedonisë së Veriut, pasi kryenin aktivitet të paligjshëm në një hotel në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sedllarcë e Epërme, të komunës Bogovinë, ku hoteli ishte në pronësi të A.A 30-vjeç.

Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur 35 persona të cilët ishin klientë. Si dhe 15 vajza që argëtonin klientët. Mësohet se 8 nga vajzat kanë qenë nga Shqipëria, dy nga Kosova, një nga Ukraina, ndërsa të tjerat ishin nga Maqedonia e Veriut.

Të gjithë personat në fjalë sipas policisë janë arrestuar dhe ndaj tyre do të shqiptohet kallëzime përkatëse.

Është marrë në pyetje edhe pronari i lokalit, ndërkaq ndaj tij, do të bëhet edhe një kallëzim penal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion