"Të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi", Rama pas takimit me Charles Michel: Lirimi i policëve, i vonuar

Kosovë&Rajon

"Të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi", Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin  e Këshillit Europian, Charles Michel. Rama thekson se lajmi për lirimin e 3 policëve të Kosovës ishte një lajm i mirë edhe pse i vonuar.


Ndërsa më tej shtoi se domosdoshmëria për ulje të tensioneve duhet parë nga të dyja palët si një detyrim madhor për rajonin pasi nuk mund të merret peng nga askush.



STATUSI:

Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion