Situata në veri, sekretari i Jashtëm britanik takohet me Kurtin: Tensionet vënë në rrezik...

Kosovë&Rajon

Situata në veri, sekretari i Jashtëm britanik takohet me Kurtin:

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të hënën në Londër për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të vendit. Sekretari i Jashtëm theksoi nevojën që qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa de-përshkallëzues për të ulur tensionet, duke ripërsëritur kërkesat që kanë parashkruar aleatët ndërkombëtarë.

Sekretari i Jashtëm nënvizoi se Serbia dhe Kosova kanë përgjegjësi të veprojnë tani për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të shmangur çdo veprim apo retorikë të mëtejshme nxitëse.

Ai gjithashtu përshëndeti edhe lirimin e tre policëve të Kosovës, të cilët u ndaluan me 14 Qershor nga forcat serbe ndërsa e cilësoi si një hap për të vazhduar përpara me dialogun.

“Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj si një shtet i pavarur, multietnik në një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë. Siç ia kam bërë të qartë kryeministrit Kurti, tensionet e vazhdueshme vënë në rrezik arritjet e arritura me vështirësi në Kosovë gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë.” theksoi Cleverly.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion