Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Kosovë, një viktimë në 24 orë

Kosovë&Rajon

Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Kosovë, një

Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë, krahasuar me ditët e fundit. Sot Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 17 raste të reja me Covid.

Sakaq, në 24 orët e fundit një qytetar ka humbur jetën si pasojë e virusit. Sot janë shëruar 86 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.


Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes

Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022.

Në total numri i rasteve aktive është 562

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion