Hetimi i dytë për origjinën e Covid-19, Kina del kundër OBSH

Bota

Hetimi i dytë për origjinën e Covid-19, Kina del kundër OBSH

Kina refuzon planin e OBSH-së, për hetime të mëtejshme lidhur me origjinën e koronavirusit, në qendër të së cilit është hipoteza se ai mund të ketë dalë nga një laborator kinez. Organizata Botërore e Shëndetësisë propozoi këtë muaj një fazë të dytë hetimesh për origjinën e Covid-19, si pjesë e të cilës do të zhvilloheshin auditime të laboratorëve dhe tregjeve në qytetin e Wuhanit, me kërkesën për transparencë ndaj autoriteteve. Por zëvendësministri i komisionit kombëtar të Shëndetësisë Zeng Yixin, e cilësoi këtë si një akt arrogance ndaj shkencës.

 “Të jem i sinqertë, kur e pashë fillimisht planin e OBSH-së, për një hetim të dytë mbi origjinën e koronavirusit u befasova. Pasi në këtë plan, hipoteza se shkeljet e procedurave laboratorike të Kinës çuan në daljen e virusit nga laboratori, është një prej prioriteteve të hetimeve. Në këtë aspekt, mendoj se plani nuk është i arsyeshëm dhe sfidon shkencën”, deklaroi ai.  

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom tha më herët gjatë muajit korrik se hetimet mbi origjinën e pandemisë në Kinë po pengoheshin nga mungesa e të dhënave në ditët e para të përhapjes së virusit.

Infektimet e para u evidentuan në qytetin e Ëuhanit në dhjetor të 2019-s, virusi besohet të ketë kaluar te njerëzit nga kafshët që shiteshin në një treg të qytetit. Autoritetet dhe ekspertët kinezë i bënë thirrje OBSH-së të zgjeronin përpjekjet për zbulimin e origjinës edhe në vende të tjera./express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion