Prej 3 ditësh asnjë viktimë, përmirësohet situata e Covid-19 në Kosovë
Lajmifundit
/
17 Tetor 2021, 15:45
Kosovë&Rajon

Kosova ka shënuar ditën e 3 radhazi pa asnjë viktimë si pasojë e Covid-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë rezultuar të infektuar 10 persona, duke u cilësuar si një situatë e stabilizuar.
Aktualisht po kurohen për këtë sëmundje 673 persona, ndërsa kanë fituar betejën 56 persona. Ndërkohë, procesi i vaksinimit po vijon pa ndaluar.


