Sherr mes 2 personave në Vlorë, plagoset një 54-vjeçar

Një konflikt i rëndë ka ndodhur mes dy personave në Vlorë. Mësohet se një 35 dhe një 54-vjeçar kanë goditur njëri- tjetrin me sende të forta, ku për pasojë ky i fundit përfundoi në spital. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se shkaku i sherrit ka qenë për motive të dobëta.
“Një sherr ka ndodhur mes dy personave në qytetin e Vlorës ku një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë. Raportohet se rreth orës 14:55, në lagjen “10 Korriku”, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.
Si pasojë është dëmtuar 54-vjeçari D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Dyshohet se sherri nisi për motive të dobëta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


