Operacion kundër drogës në Kosovë, kapen 6 persona, sekuestrohet kokainë

Kosovë&Rajon

Operacion kundër drogës në Kosovë, kapen 6 persona,

Policia e Kosovës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar gjashtë persona gjatë një operacioni të koduar “Lugu”, zhvilluar në Prishtinë rreth orës 12:00 të ditës së djeshme.

Operacioni u zhvillua nën urdhërin e Prokurorisë Themelore dhe me vendim të Gjykatës në Prishtinë. Gjatë ndërhyrjes, janë kontrolluar tetë lokacione – shtëpi, banesa dhe objekte të tjera përcjellëse, ndërsa është mbyllur edhe një lokal që dyshohet të jetë i lidhur me aktivitetin kriminal.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 300 gramë kokainë, me një vlerë të përafërt prej 18 mijë euro
• 13,294 euro para cash
• 2 DVR sigurie
• 5 automjete me targa vendore
• Si dhe dëshmi të tjera të rëndësishme, të cilat ndërlidhen me veprimtarinë kriminale të dyshuar.

Operacioni është realizuar me mbështetjen e Njësisë Speciale Operative, Drejtorisë së Teknikës Kriminalistike, njësisë K9 dhe patrullave të rajonit të Prishtinës.

Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në praninë e avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të çështjes, janë ndaluar për 48 orë, në pritje të veprimeve të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT