Gjykata amerikane bllokon projektin e Trump për sallën e re të ballove në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Gjykata amerikane bllokon projektin e Trump për sallën e re të

Një gjykatë federale apeli në SHBA ka vendosur se projekti i Presidentit Donald Trump për ndërtimin e një salle të re ballove në Shtëpinë e Bardhë është i paligjshëm, duke i hapur rrugën një beteje të mundshme ligjore në Gjykatën Supreme.

Vendimi u mor me shumicë votash, 2-1, nga Gjykata e Apelit e Distriktit të Kolumbias, e cila mbështeti qëndrimin e organizatës më të madhe amerikane për ruajtjen e trashëgimisë historike, që kishte kundërshtuar projektin.

Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara është vetëm një “banor i përkohshëm” i Shtëpisë së Bardhë dhe jo pronari i saj.

“Çdo president është një banor i përkohshëm, jo pronar i Shtëpisë së Bardhë dhe rezidencës presidenciale. Presidenti nuk ka autoritet të pakufizuar mbi këtë pronë, e cila është projektuar dhe mirëmbajtur për presidentët e kaluar, të ardhshëm dhe për popullin amerikan”, thuhet në vendim.

Sipas gjykatës, Fondi Kombëtar për Ruajtjen Historike paraqiti prova se Kongresi amerikan nuk i ka dhënë degës ekzekutive të drejtën për të ndryshuar në mënyrë drastike strukturën e Shtëpisë së Bardhë sipas dëshirave të një presidenti të vetëm.

Megjithatë, vendimi nuk hyn menjëherë në fuqi. Gjykata e apelit ka vendosur pezullimin e zbatimit të tij për dy javë, duke i dhënë kohë administratës Trump që ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të SHBA-së.

Nëse Gjykata Supreme pranon ta shqyrtojë çështjen, beteja për sallën e re të ballove do të kalojë në një tjetër fazë ligjore.

ME TE LEXUARAT