Ishin me pushime në Greqi, aksidentohen në mes të detit 6 shqiptarë

Një varkë me qira me shtatë pasagjerë është përplasur në shkëmbinj pranë bregdetit të ishullit Diaporos në Halkidiki, duke lënë të plagosur tre persona.
Sipas autoriteteve greke, në bord ndodheshin gjashtë shtetas nga Kosova dhe një amerikan. Roja Bregdetare ndërhyri menjëherë në vendngjarje, ndërsa tre të lënduarit u transportuan fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros. Pas marrjes së ndihmës së parë, ata janë liruar.
Varka u përmbys pas përplasjes dhe më pas u tërhoq në breg. Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Stacioni i Rojës Bregdetare Ormos Panagias, nën juridiksionin e Departamentit të Rojës Bregdetare të Neos Marmaras.


