Gjendet i pajetë një 47-vjeçar në shkallët e pallatit në Elbasan, policia nis hetimet
Lajmifundit
/
7 Gusht 2026, 09:22
Aktualitet

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në sheshpushimin e katit të tetë të një pallati në lagjen “Syrja Dylgjeri”, në Elbasan.
Sipas Policisë, rreth orës 08:00 është marrë njoftimi për ngjarjen, ndërsa shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkakun e humbjes së jetës.


