Nga Bruksel, Kurti: Nuk do jem më 11 maj për të takuar Vuçiç

Kosovë&Rajon

Nga Bruksel, Kurti: Nuk do jem më 11 maj për të takuar

Në Bruksel, kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk do të jetë atje më 11 maj për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një datë në të cilën Bashkimi Evropian shpresonte të mbahej takimi i parë ndërmjet të dy udhëheqësve.

“Unë nuk marr pjesë në atë takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen”, tha kryeministri Kurti.

Të hënën, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha pas një takimi me presidentin serb Vuçiç, se shpresonte që më 11 maj të mbahej raundi i ri i bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion