Numërimi në Elbasan, Gazmend Bardhi “mundet” bindshëm nga Boçi dhe Sula

Politikë

Numërimi në Elbasan, Gazmend Bardhi “mundet” bindshëm

Në qarkun e Elbasanit, janë numëruar 304 nga 511 qendra votimit. Sipas KQZ, në Partinë Socialiste kryeson Taulant Balla me 10130 vota i ndjekur nga Saimir Hasalla, 9287 vota më pas Besion Ajazi 5081 vota.  

Në Partinë Demokratike, Dashnor Sula dhe Luçiano Boçi kanë mposhtur bindshëm Gazmend Bardhin, konkretisht:  Dashnor Sula merr 6841 vota, Luçiano Boçi  5529 vota dhe vetë Bardhi ka marrë 2291 vota.

Në Elbasan LSI nuk mundi të sigurojë mandat as vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ishte e renditura e parë në listë. Nga qarkun e Elbasanit nga 304 qendra votimi të numëruara Kryemadhi ka marrë vetëm 293 vota preferenciale, ndërsa ja kanë kaluar edhe kandidatë të tjerë si Altin Toska që ka marrë 1140 vota i renditur i dyti në listë, apo  Ermir Gjinishi me 519 vota i renditur i treti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion