Asambleja Kombëtare e PS më 14 nëntor në Lalëz, zbardhet mesazhi që u është dërguar anëtarëve

Politikë

Asambleja Kombëtare e PS më 14 nëntor në Lalëz,

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin “Mövenpick” në Gjirin e Lalëzit, Durrës. Mbledhja do të nisë në orën 10:30, ndërsa konfirmimi u është komunikuar zyrtarisht anëtarëve të Asamblesë përmes një mesazhi.

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Ju njoftojmë që ditën e shtunë (14.11.2026), ora 10:30, Lalëz, Durrës do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste”, thuhet në njoftimin e dërguar anëtarëve, të cilëve u kërkohet të marrin masat për pjesëmarrjen.

Ky zhvillim konfirmon lajmin e publikuar më herët nga Top Channel prej ditës. Në këtë mbledhje pritet që fokusi kryesor të jetë përgatitja e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të vitit 2027, si dhe organizimi i strukturave në të 46 bashkitë.

Një tjetër çështje me interes pritet të jetë formula që do të përdoret për përzgjedhjen e kandidatëve socialistë për kryetarë bashkish.

Vëmendje pritet t’i kushtohet edhe zhvillimeve politike brenda Partisë Socialiste, përfshirë debatet e fundit dhe qëndrimet e figurave të ndryshme të kësaj force politike. Deri më tani nuk është bërë publike axhenda zyrtare e mbledhjes dhe as temat konkrete që do të diskutohen.

Asambleja Kombëtare e 14 nëntorit pritet të shërbejë si një moment për diskutimin e organizimit të brendshëm të PS-së dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion