Update/ Korça i jep Salianjit 5691 vota, Niko Peleshi merr 10718

Politikë

Update/ Korça i jep Salianjit 5691 vota, Niko Peleshi merr 10718

Në qarkun e Korçës janë numëruar  258 qendra votimi nga 427 të tilla dhe sipas KQZ, kandidati më i votuar duket se është Ervin Salianji me 5691 vota iu ndjekur nga Bledjon Nallbati me 5458 vota. Andrea Mano i cili u duke në fillim të numërimit se mund të thyente herësin në fakt ka mbetur në vend me votat preferencial duke marrë 4933 vota. Edmond Spahi, i pari listës së PD ka marrë 3509 vota.

Nga Partia Socialiste më i votuari është Niko Peleshi ka marrë 10718 vota, e ndjekur Olta Xhaçka me 4257 vota. Poshtë vendit të 6 kur është edhe mandati i fundit i PS-së nuk ka asnjë kandidat që mund të garojë për herësin. Tek lista e Partisë Socialiste shifër që përbën lajm është numri i votave që ka marrë kandidatja e renditur e dyta Blerina Gjylameti. Ajo ka marrë vetëm 853 vota 

Sa i përket LSI e cila nuk e mori mandatin e pretenduar në Korçës, kryesuesi i listës Endrit Braimllari është i pari me 1280 vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion