Mickoski thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë LSI-në

Kosovë&Rajon

Mickoski thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të

Një thirrje ka ardhur nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për komunitetin maqedonas në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Mickoski, ka treguar preferencën ë ka për LSI, duke u kërkuar komunitetit maqedonas që të votojnë LSI-në.

 

“Vëllezër dhe motra maqedonas, në këto zgjedhje, partia LSI e Monika Kryemadhit për njësinë zgjedhore në rajonin e Korçës në listën për deputetë e ka Pandi Janin nga Pusteci. Jam I bindur se Pandi Jani, I cili është një politikan I ri dhe perspektiv, më së miri do t`I përfaqësojë interesat e maqedonasve në Shqipëri. Pandi Jani është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjithë maqedonasit, për shkak se LSI-ja me programin e saj por edhe me veprat që I kanë treguar në të kaluarën për komunitetin maqedonas, janë zgjedhja më e mirë.

LSI-ja dhe krerët e saj gjithmonë janë angazhuar për maqedonasit, për këtë shkak u bëj thirrje që në këto zgjedhje të votojnë për LSI-në në njësinë zgjedhore në Korçë! Për një ardhmëri më të mirë dhe bashkëpunim të frytshëm mes Maqedonisë dhe Shqipërisë”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion