Bukë e thekur, djathë dhe çaj mali, mëngjesi tradicional që nuk del kurrë nga moda!

Soft

Bukë e thekur, djathë dhe çaj mali, mëngjesi tradicional
Vakti i mëngjesit është vakti kryesor dhe më i rëndësishmi përsa i përket fuqisë që duhet të ketë organizmi përgjatë gjithë ditës.

Konsumimi i një mëngjesi të shëndetshëm i ofron organizmit energjitë e duhura për të qenë aktiv dhe i gjallëruar.

Sidomos tani që dimri ka hyrë dhe temperaturat po zbresin përditë e më shumë, një mëngjes i ngrohtë me pak përbërës por me plot vlera do të ndihmonte organizmin për të qenë në formë gjatë gjithë ditës.

AgroWeb.org u sugjeron një mëngjes të lehtë, të shijshëm e mbi të gjitha të shëndetshëm për vaktin e mëngjesit.

Me tre përbërës të thejshtë që çdo kush i ka në kuzhinë, pa humbur aspak kohë fiton një shije të plotë që të kënaq jo vetëm oreksin por gjithë organizmin.

Çaj Mali, Djathë dhe Bukë e Thekur
Ky mëngjes përgatitet krejt lehtë dhe shpejtë duke mos marrë aspak kohë.

Mjafton të thekni disa feta bukë, sa të preferoni. Mund t’i marinoni  me pak kripë, rigon e vaj ulliri.

Prisni disa feta djathë për të shoqëruar bukën e thekur. Ndërkohë përgatisni çajin e malit, të cilin nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

Vlerat e Çajit të Malit
Ky mëngjes i thjeshtë por i shijshëm është nisja e duhur e një dite të mbarë të shëndetshme.

Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.

Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.

Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.

Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit./AgroWeb.org

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion