Përfundon koha e “artë” për trafikantin më të madh të armëve në Brazil

Bota

Përfundon koha e “artë” për trafikantin më

Përfundon në burg Joao Filipe Barbieri, i akuzuar për pjesëmarrje në bandën që ka trafikuar qindra armë të gjata nga Shtetet e Bashkuara, të cilat i kishte fshehur në pajisjet e pishinës. Policia brazilianë bëri me dije se trafikanti u gjet në shtëpinë e nënës së vet në një lagje të varfër afër qytetit të njohur, Rio de Janeiro. Ai është nipi i udhëheqësit të bandës, i njohur si “Lordi i Armëve”.

Banka u identifikua fillimisht në vitin 2017 pas zbulimit të një dërgese me 60 armë të gjata, të cilat ishin dërguar nga Miami, por që u bllokuan në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Janeiros. Autoritetet thonë se këto armë iu shitën trafikuesve të drogës, që operojnë në shumë lagje të varfra të Rios.

Barbieri, i vlerësuar si një nga anëtarët kyç të bandës, ishte dënuar me 27 vjet burgim. Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, ai arriti të dilte nga një burg i sigurisë së lartë pasi falsifikoi një dokument gjykate, me të cilin urdhërohej lirimi i tij i parakohshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion