Sot PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Faleminderit patronazhistëve, asnjë frikë prej atyre që kanë kapur alltitë e marrëzisë

Politikë

Sot PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Faleminderit

Pasditen e sotme Partia Socialiste , në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej zhvillon aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Tiranë. Përmes një mesazhi në Facebook Kryeministri Rama falënderon të gjjithë ata që ai i quan 'patronazhistë', pasi sipas tij çdo trokitje e tyre në derë është trokitje në derën e së ardhmes.

"Faleminderit patronazhistëve tanë dhe forca, derë më derë, çdo trokitje e juaja për 12-ën e pavarësisë, 12-ën e lindjes së Partisë Socialiste, 12-ën e yjeve të flamurit të Evropës, 12-ën e aritmetikës korrekte (4x3=12) është një trokitje në derën e të ardhmes

Asnjë frikë, asnjë ngurrim, asnjë luhatje prej atyre që kanë kapur alltiet e marrëzisë që të ndalin të pandalshmen, ngjitjen e Shqipërisë në majën ku Zoti i deshi shqiptarët kur e bekoi këtë vend të vogël me dy dete, plot lumenj e liqene, maja me dëborë e fusha me diell gjatë krejt vitit.

Përpara me të gjithë forcën e dashurisë për gjyshet e gjyshërit, prindërit e fëmijët dhe për këtë vend ku duhet të lemë gjurmën e krenarisë sonë për emrin shqiptar.

Shihemi sonte, në orën 6, tek sheshi i Skënderbeut, këtu në Tiranë dhe jo shi, po gurë të bien nga qielli, t'i tregojmë mbarë Shqipërisë forcën e karakterit e të pasionit tonë për Shqipërinë", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion