Kundër kontrabandës me armë e municion! Policia aksion në në jug dhe veri të Mitrovicës

Kosovë&Rajon

Kundër kontrabandës me armë e municion! Policia aksion në

Policia e Kosovës po zhvillon një operacion policor, për të zbuluar rastet e kontrabandës së armëve dhe municioneve.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri.

Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimi me armë dhe municion”, njofton policia.

Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë, raportohet nga policia.

ME TE LEXUARAT