I publikuan videon duke u zhveshur, flet për herë të parë Luljeta e “Përputhen +40”

Showbiz

I publikuan videon duke u zhveshur, flet për herë të parë

Disa ditë pasi i publikuan videon duke u zhveshur në autobus, konkurrentja e Për’puthen 40+”, Luljeta nga Fieri ka reaguar për herë të parë. Në një intervistë televizive, Luljeta tha se ka qenë në një udhëtim vetëm me femra, ku vetëm shoferi ka qenë burrë.

“Ishim në një ekskursion në Shkodër. Ja kaluam aq mirë. Ishim vetëm gra dhe kënduam e kërcyem. Në një moment pata vapë dhe u zhvesha. Shoqja më ndihmoi që të hiqja bluzën. E këtë moment e kanë filmuar dhe bërë publike. Unë nuk dija gjë, veç kur më thanë se është në rrjet. Nuk e di kush e ka bërë këtë veprim. Video ka kohë që është publikuar. Kam njerëz gjithandej dhe nuk ju vjen mirë, se unë nuk e çaj kokën se kjo jam”, tha Luljeta.

Kjo e fundit tregoi se në qershor bën 65 vjeçe dhe se herë pas here ka ndjerë paragjykim nga të tjerat. Ajo shtoi se është më keq kur gruaja gjykon gruan.

ME TE LEXUARAT