Kosovë/ Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë

Kosovë&Rajon

Kosovë/ Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në orën 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, nga ora 11:00 do të zhvillohet një tjetër seancë për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimin e RTK-së.

I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor. Konjufca ka kërkuar mbështetjen e deputetëve për qeverinë e tij, për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe për të siguruar një ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur pritet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Megjithatë, ish-opozita e bashkuar mbetet pro idesë për zgjedhje të reja, duke e bërë të vështirë krijimin e qeverisë nga LVV-ja në këtë përpjekje të dytë. Më 26 tetor, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit.

LVV-ja fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka numrin e mjaftueshëm të ulëseve në Kuvend për të formuar qeverinë pa mbështetje nga partitë e tjera. Nëse nesër nuk arrihet shumica për formimin e qeverisë, procesi do të çojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion