“Isha brutal…”, Vuçiç flet për takimin me Kurtin: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

Kosovë&Rajon

“Isha brutal…”, Vuçiç flet për takimin me

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për takimin e djeshëm në Brukesel me Albin Kurtin. Ai përsëriti edhe njëherë përgjigjen që i dha Kurtit, teksa ky i fundit e pyeste se kur do ta njihte Kosovën.

“Kurrë! Ai erdhi, por nuk u pajtua për asgjë. Më pyeti kur do ta njohim Kosovën dhe unë i thashe kurrë”, tha Vuçiç pas takimit me Kurtin.

Vuçiç pranoi se u përgjigj në mënyrë brutale, ndoshta edhe mund ta ketë fyer, por nuk pendohet.

“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin, por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”, tha Vuçiç.

Takimi i radhës mes dy udhëheqësve pritet të zhvillohet më 25 korrik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion