Vëllai i kryetarit të komunës gjendet i vdekur pranë varrit të babait, detajet e para

Kosovë&Rajon

Vëllai i kryetarit të komunës gjendet i vdekur pranë varrit

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të diele në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut në Kosovë.

Burime për mediat lokale në Kosovë bëjnë të ditur se personi i cili u gjet i vdekur është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të bashkise  së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.

Dyshimet e para lidhen me pistën e vetëvrasjes, pasi ky shtetas është gjetur i pajetë pranë varrit ku prehet babai i tij i ndjerë, ish-kryetari i Komunës Fadil Ferati.  Sakaq, autoritetet në Kosovë njoftojnë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion