“Air Albania” sërish me probleme, anulon fluturimin nga Londra, Rinasi “fsheh” ngjarjen

Kompania Air Albania duket se po shfaq sërish probleme me operimin e saj në lidhje me pasagjerët që udhëtojnë për dhe nga jashtë Shqipërisë.
Anulimi i radhës ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Londrës, Stansted në flurutimin e planifikuar në drekë.
Konkretisht, në faqen e aeroportit britanik, është pasqyruar fluturimi i skeduluar e më pas i anuluar.
Statusti i fluturimit, anuluar, numri i fluturimit ZB6002, koha e nisjes 14:55, data 24 Mars 2024, kompania ajrore, AIR ALBANIA. Koha e mberritjes ne Tirane perllogaritej fillimisht ne oren 16.40.

Behet e ditur se udhëtarët kishin mbërritur në aroport dhe po prisnin nisjen madje në mungesë të një njoftimi e sqarimi kanë pritur edhe një orë më tepër.
Pak kohë më parë, Air Albania pati probleme për disa ditë me linjat Tiranë-Stamboll dhe Tiranë-Milano.
Vonesat dhe anulimet u denoncuan nga pasagjerët mes të cilëve edh eish presidenti Ilir Meta.
Ndërkohë kompania pretendoi javën e kaluar se problemi ishte i përkohshëm dhe se shkak ishte bërë një sulm i zogjve në një prej dy avionëve të Air Albania në aeroportin e Rinasit.
Air Albania pretendoi se e kishte trajtuar e zgjidhur problemin mirëpo, ditën e sotme nga Londra ka ndodhur anulimi i radhës.
Më herët kjo kompani ka kryer më shumë fluturime me Londrën por vitin e fundit linjat e saj me Britaninë janë reduktuar drejt zeros.
Ajo cka bie ne sy eshte se aeroporti i Tiranes, nuk e lajmeron fare fluturimin e anuluar te “Air Albania” nga Londra si mberritje e planifikuar ne orarin perkates.
Te dhenat e aeroportit te Londres per anulimin e fluturimit:
https://www.stanstedairport.com/flight-information/departures/itinerary/?id=ZB6002-20240324D


