FOTO/ Video e Ramës duke puthur kryeministren italiane, mediat serbe "kryqëzojnë" Ramën

Kosovë&Rajon

FOTO/ Video e Ramës duke puthur kryeministren italiane, mediat serbe

'Video shokuese. Edi Rama i afrohet dhe e kap nga pas kryeministren italiane. Meloni është hutuar dhe gazetarët nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur'- kështu e titullojnë mediat serbe lajmin për Ramën. 

Sipas tyre, veprimi i Ramës ishte i papërshtatshëm për t'u kryer në samitin e liderëve europianë.

'Në video, kryeministri shqiptar Edi Rama i afrohet Melonit nga mbrapa, pas së cilës ai e kap në qafë dhe e puth fort në faqe. Meloni e hutuar në fillim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte. As gazetarët s'e kuptuan. 

Opozita e priti me thikë lëvizjen e Edi Ramës dhe tha se kryeministri është sjellë si një yll hollivudian në tapetin e kuq'- shkruhet më tej në artikull.

Në fund të artikullit, 'Kurir' shkruan: Gjatë karrierës së tij politike, Rama njihet për veshjet jokonvencionale dhe lëvizjet tronditëse gjatë takimeve zyrtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion