Detaje të reja mbi urdhër-arrestet për ish-zyrtarët në bashkinë e Durrësit, një prej tyre ish-drejtori i Urbanistikës (EMRI)

Aktualitet

Detaje të reja mbi urdhër-arrestet për ish-zyrtarët në

SPAK ka lëshuar sot urdhër-arreste sa për të paktën 5 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ish-zyrtarët kanë qenë pjesë e Zyrës së Urbanistikës, njëri prej të cilëve është identifikuar si Adhurim Qehajaj, ish-drejtori i urbanistikës

Personat e tjerë për të cilët është kërkuar urdhër-arresti janë ish- specialistë.

Kujtojmë se SPAK kërkoi edhe arrestimin e ish-kreut të kësaj bashkie Vangjush Dako, i cili vetëm pak më parë është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Urdhër-arrestet e SPAK i referohen rasteve të korrupsionit, lidhur me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit, i cili u dëmtua gjatë tërmetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion