E rëndë në Kosovë/ 34-vjeçari plagos me thikë të dashurën dhe më pas vret veten!

Kosovë&Rajon

E rëndë në Kosovë/ 34-vjeçari plagos me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka treguar se informacionet e para për dy persona të lënduar i kanë marrë në orën 15:00 dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit, së bashku me mjekët emergjentë.

Mediat kosovare raportojnë se pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të. E lënduar, 30 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

"Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion