Dështimi i zgjedhjes së presidentit, Kurti në Kuvend: Mund të çojë në zgjedhje të pesta brenda 16 muajve…

Kosovë&Rajon

Dështimi i zgjedhjes së presidentit, Kurti në Kuvend: Mund

Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e presidentit të ri, ku sipas raportimeve është e pranishme vetëm mazhoranca, ndërsa opozita nuk po merr pjesë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin në zgjedhje të reja, duke paralajmëruar se Kosova mund të përballet me një cikël të shpeshtë zgjedhjesh.

Ai theksoi se bllokimi i institucioneve po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e shtetit dhe progresin në sektorë të ndryshëm.

“Dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja,” u shpreh Kurti, duke shtuar se kjo situatë mund të çojë në zgjedhje të pestat brenda 16 muajve.

Kryeministri rikujtoi gjithashtu periudhën e bllokimit të Kuvendit në vitin e kaluar, duke akuzuar opozitën për zvarritje të proceseve institucionale dhe për pengim të punës së parlamentit.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë përgjegjësitë e qeverisjes pa vonesa pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, ndërsa bllokimi institucional, sipas tij, ka dëmtuar qytetarët dhe funksionimin e shtetit.

Kurti shtoi se situata aktuale duhet të shërbejë si mësim për të ardhmen, në mënyrë që të shmangen krizat e përsëritura politike.

ME TE LEXUARAT