Atentati i përgjakshëm u mori jetën, familjarët në Lezhë hapin dyert e mortit për bashkëshortët Mujeci

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri tronditi Lezhën, ku në Balldren u ekzekutuan me breshëri plumbash bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Çifti, prindër të katër fëmijëve të mitur, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit dhe kanë njoftuar se ceremonia e lamtumirës do të mbahet nesër në fshatin Mali Kolaj.
Policia ka identifikuar disa të dyshuar për atentatin, mes tyre Florin Mhillaj, Renato Mhillaj dhe Adriano Mhillaj, të cilët janë shpallur në kërkim.
Hetimet paraprake tregojnë se krimi mund të ketë lidhje me një konflikt të vjetër familjar me motive hakmarrjeje, i cili dyshohet se ka nisur vite më parë dhe nuk është shuar pavarësisht vendimeve gjyqësore.
Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


