Seanca për presidentin e Kosovës, Kurti: Bllokimi 11 mujor i Kuvendit për faj të ...

Kosovë&Rajon

Seanca për presidentin e Kosovës, Kurti: Bllokimi 11 mujor i Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për shmangie nga marrëveshjet politike dhe qeverisjen në koalicion nuk janë të vërteta.

Duke folur për situatën politike dhe seancën për zgjedhjen e presidentit, Kurti ka fajësuar opozitën për bllokimin 11-mujor të Kuvendit.

Ai tha se vendi ka arritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës dhe se kjo çështje është vendimtare për funksionimin normal të institucioneve.

Sipas tij, dështimi për zgjedhjen e presidentit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Ata që thonë se Vetëvendosja nuk pranon marrëveshje politike nuk po e thonë të vërtetën,” u shpreh Kurti, duke theksuar se partia e tij nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësisë për qeverisje.

Ai shtoi se, sipas tij, VV ka marrë përgjegjësi pa vonesa dhe pa ngurrim në proceset e kaluara politike.

ME TE LEXUARAT