Dënimi i Ratko Mlladiç, Vuçiç i kthehet keq kritikave dhe i bën thirrje serbëve: Mbani kokën lart

Kosovë&Rajon

Dënimi i Ratko Mlladiç, Vuçiç i kthehet keq kritikave

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur gjykimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me vendimin për dënimin e përjetshëm që mori Ratko Mlladiç, për krime luftë. Vuçiç, në një fjalim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ftoi serbët të ngrenë kokën lart.

“Nuk janë gjykuar pjesëtarët e popujve tjerë, me gjithë normat ndërkombëtare të drejtësisë. Serbët janë dënuar me gjithsej 1.138 vjet burgim dhe me tetë burgime të përjetshme. Në të njëjtën kohë, Gjykata e Hagës nuk ka gjykuar asnjë kroat për krimet.

Prokurorët me qëllim kanë zgjedhur Ante Gotovinën, Naser Oriçin e Ramush Haradinajn. Të gjithë janë dënuar pos Haradinajt. Por në shkallën e dytë me vendime misterioze janë liruar. Të gjithë dëshmitarët kundër Haradinajt janë vrarë ose vetëvrarë. Kam një porosi për popullin tonë: Mbani kokën lart, as Serbia e as serbët nuk po gjykohen për asgjë”, tha Vuçiç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion