Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se është shefi i antidrogës Rudolf Elezovic

Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se është

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin Sveti Dorde në Malin e Zi, i cili dyshohet se është i shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.

Edhe pse identiteti i trupit që është gjetur pajetë, është ende në proces identifikimi, mediat në Malin e Zi bëjnë me dije se ai i përket Elezovic.

Burimet nga grupi hetimor thonë për mediat malazeze se derimë tani dyshohet se zyrtari i policisë të ketë kryer vetëvrasje.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj, ndërkohë që pati dyshime se ai mund të ishte gjallë dhe ishte larguar drejt SHBA-ve përmes Shqipërisë.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion