Dëmet e mëdha nga zjarri në Maqedoninë e Veriut, opozita i kërkon llogari qeverisë

Situata e zjarreve është serioze edhe në Maqedoninë e Veriut. Mediat maqëdonase kanë bërë me dije se ka vatra aktive në Shkup, Strumicë, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe rajonin e Shtipit,, por fatmirësisht janë nën kontroll dhe jo rrezik për banorët.
Ndërkohë, situata ishte e rënduar në Koçan, ku disa banorë kërkuan ndihmë mjekësore, pasi prej zjarrit janë asfiksuar. Gjithashtu, nga zjarri në këtë zonë janë djegur 20 hektarë pyje dhe kullota. Gjatë luftës me zjarrit, u vu re një mungesë e theksuar e mjeteve, helikopterëve dhe pajisjeve që duhet tu vinin në ndihmë banorëve.
Për këtë ka reaguar opozita, duke i kërkuar llogari qeverisë. “VMRO-DPMNE do të paraqesë padi penale kundër qeverisë për mosveprimin në kohë për të parandaluar zjarrin në Koçan. Ajo që ndodhi dy ditë më parë në Koçan është një tregues i gjithë papërgjegjësisë së qeverisë së Zaevit dhe paaftësisë së tyre duke vënë në rrezik jetën dhe pronë e qytetarëve. Me Zaevin dhe LSDM- në në pushtet, ne shohim mosfunksionim total të sistemit”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së./BW


