Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

Politikë

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin

Edhe pse forcat politike nuk dakordësuan për ndarjen e re territoriale në Komisionin e Posaçëm parlamentar, mazhoranca ka avancuar me nismën e saj duke i hapur rrugë nisjes së shqyrtimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve ditën e hënë.

Koha e diskutimit të draftit të shumicës në komision është parashikuar të jetë më shumë se dy javë për të mundësuar më pas miratimin në tërësi në seancën plenare të datës 8 tetor. Ndërkohë opozita ka kundërshtuar draftin e shumicës përmes së cilës synohet reduktimi i bashkive nga 61 në 46.

Opozita kërkon që të anulohet ky projekt që redukton 15 bashki duke propozuar shtimin e tyre madje nga 61 që janë aktualisht në 100. Për Partinë Demokratike shumica me draftin e njëanshëm synon të marrë sipas saj në tavolinë zgjedhjet e ardhshme vendore, ndërsa mazhoranca kundërshton me argumentin se ndarja e re rrit cilësinë e shërbesave ndaj qytetarëve.

Nëse mazhoranca do ta votojë në mënyrë të njëanshme hartën e re territoriale të vendit, kjo do të jetë reforma e dytë e kësaj natyre që socialistët e votojnë me votat e tyre në Kuvend pas asaj shumë të kontestuar të 2014-s.

Për miratimin e hartës së re territoriale kërkohen 84 vota në Kuvend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion